Sunday, July 24, 2011

Cana tashmë lider i Lazios


Lorik Cana është duke e marrë me lehtësi terrenin tek Lazio. Mediat italiane shkruajnë se futbollisti shqiptar, së bashku me francezin Djibril Cisse, është duke e marrë lidershipin në klubin italian.

Faqja zyrtare e klubit të Lazios e ka bërë një shkrim të veçantë, ku përmend dyshen Cisse-Cana, të cilët përpos tifozëve, duket se ua kanë marrë zemrën edhe shokëve të skuadrës.

"Mesfushori shqiptar dhe sulmuesi francez e udhëheqin grupin si të ishin tek Lazio prej disa vitesh. Karakteri dhe angazhimi i tyre ishte ai që i mungonte ekipit kryeqytetas", shkruan tek faqja zyrtatre e Lazios.