Saturday, July 30, 2011

Ronaldinho mund të luajë për Brazilin


Gjeniu brazilian, Ronaldinho, mund të rikthehet shumë shpejtë në kombëtaren braziliane pas formës së jashtëzakonshme të shfaqur me Flamengon në kampionatin brazilian, gjithnjë sipas trajnerit të tij Vanderlei Luxemburgo.
Ronaldinho shënoi het-trik në supersfidën ndaj Santosit të cilën Flamengo e fitoi me rezultat 5-4, ku pos Dinhos dy gola shënoi edhe Neymar i Santos, i cili u la nën hije nga ish-futbollisti më i mirë në botë, që duket se ka rigjetur formën më të mirë.

“Pas vetëm 90 minutave lojë, njerëzit filluan të flasin për nevojën që Brazili ka për Ronaldinhon. Ai ishte gjithmonë i gatshëm për kombëtaren, përkundër situatës. Ndeshjet e mëdha sikurse ndaj Santosit vetëm sa e kanë motivuar atë. Nëse ai dëshiron, ai mund ta kthejë numrin 10. Ajo që mund të bëj unë është t’i ndihmoj të luajë futboll. Tani varet nga vet lojtari”, tha Luxemburgo.