Saturday, July 30, 2011

Valdes: United nuk kërkon hakmarrje.


Portieri i Barcelonës, Victor Valdes beson se rivali i klubit të tij në ndeshjen e nesërme, Manchester United nuk do të kërkojë hakmarrje për finalen e humbur në Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

“Askush nuk mendon se Manchester United do të kërkojë të na hakmirret neve në ndeshjen e nesërme. Ne vetëm dëshirojmë të punojmë dhe t’i bëjmë gjërat mirë para sezonit të ri. Edhe pse është një miqësore është një ndeshje e rëndësishme”, tha Valdes për Marca.