Saturday, July 30, 2011

De Gea: Mund ta mposhtim Barcën.


Portieri i ri i Manchester United, David De Gea beson se klubi i tij mund ta mposht Barcelonën në ndeshjen e nesërme.

“Barcelona zhvillon lojë të bukur çdo herë, por ne do të japim më të mirën nga vetja jonë dhe kështu mund ta mposhtim atë”.

“Unë jam i lumtur me gjithçka. Eksperienca është e pabesueshme dhe unë jam te ky klub ku jam duke mësuar gjërat rrjellshëm”, tha De Gea për El Mundo Deportivo.