Saturday, July 30, 2011

Chelsea fiton, Torres shënon (Video)


Chelsea ka shënuar fitore në finale të Barclays Asia Trophy kundër Aston Villas me rezultat 2-0.

Golin e parë për Blutë e Londrës e shënoi i riu McEachran në minutën e parë të takimit.

Më pas Chelsea sulmoi më shumë por nuk arriti të shënoj ndonjë gol dhe kështu pjesa e parë përfundon me epërsi minimale të Bluve.

Në minutën e 59-të sulmuesi që u kritikua shumë në sezonin e fundit, Fernando Torres shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij.

Deri në fund të takimit nuk kishte ndonjë gol dhe kështu Chelsea fiton trofeun, Barclays Asia Trophy.

Chelsea 1-0 Aston Villa (McEachran)Chelsea 2-0 Aston Villa (Fernando Torres)