Sunday, July 24, 2011

United dhe Madrid fitojnë, Barça ndalet


Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester United vazhdojnë të ndjekin hapa të njëjtë në ndeshjet para-sezonale duke fituar dhe duke mos njohur akoma kundërshtar të denjë për ta.

Skuadra e Manchester United fitoi kundrejt Chicago Fire me rezultatin 3-1 duke arkivuar kështu edhe një tjetër fitore në ndeshjet para-sezonale.Për United shënuan Rooney 66′,Rafael 75′ dhe Nani 82′. Për Chicagon shënoi Gibbs në minutën e 13′.

Edhe Real Madridi vazhdon të fitojë në ndeshjet para-sezonale të cilat po i zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në ndeshjet e luajtur kundrejt Philadelphia Union fitoi me rezultatin 2-1 me gola të Callejon në minutën e 2′,Ozil në minutën e 11′. Për Philadelphian shënoi Frafan në minutën e 80′.

Skuadra kampione aktuale e Barcelonës nuk ka mundur të shkojnë më shumë se një barazim pa gola kundrejt ekipit Kroat të futbollit, Hajduk Split