Saturday, July 30, 2011

City tenton përsëri për Eto’o


Skuadra angleze, Manchester City është duke u përgatitur të hidhet në sulm për herën e dytë për sulmuesin e Interit, Samuel Eto’o.

The Sun tregon se Roberto Mancini dëshiron që të transferoj edhe një sulmues tjetër në klubin e tij, ndërsa si synimi i tij kryesor është sulmuesi i Interit.

Manchester City është i gatshëm që të ofrojë 45 milionë euro për kamerunasin i cili ka treguar një formë të mirë me Interin.

Nëse Eto’o transferohet te City atëherë me siguri se Carlos Tevez do të kalojë në anën tjetër, pra te Interi.