Saturday, July 30, 2011

Carrick mirëpret transferimin e Sneijder te United


Michael Carrick do të mirëpriste transferimin e mundshëm të yllit të Interit, Sneijder te Manchester United.

“Në klub si ky çdo herë do të ketë lojtarë me emër të madh”.

“Të jem i sinqertë si një lojtar, ju dëshironi që të kenë lojtarë më të mirë të botës në klubin tënd pavarësisht nëse ai luan në pozitën tënde”.

“Ne kemi pasur shumë të tillë më herët dhe jam i bindur se do të kemi përsëri”, tha Carrick.