Monday, July 25, 2011

Roma arrin akord për Stekelenburg


Roma më në fund ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.Ky i fundit kërkohej prej kohësh nga skuadra kryeqytetase e Romës e cila ka bërë transferime të rëndësishme kohët e fundit.

Televizioni italian Sky Sport 24 tregon se Roma ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar Stekelenburg për një çmim prej rreth 6 milion euro.

Portieri i Ajaxit pritet të nënshkruaj nesër një kontratë 4-vjeçare me Romën ku do të fitoj 1 milion euro në sezon.