Thursday, July 28, 2011

Interi pret ofertë nga United për Sneijder


Duket se e ardhmja e Sneijder do të jetë larg skuadrës Zikaltër Pasi Interi po përgadit 50 milion euro për Tevezin dhe ata duket se do ia japin lamtumirën Wesley Sneijderit në këtë merkato.

Një burim i afërt me drejtues të Interit ka deklaruar se Sneijder do largohet nga Interi.

"Sneijder është lojtar shumë i rëndësishëm por ne kemi nevojë për një sulmues dhe atë do e marrim me ndihmën e parave nga shitja e Sneijderit pasi gjendja financiare e Interit nuk është dhe aq e mirë".

Tani duket se Branca dhe Tevez po bisedojnë dhe janë afër për transferimin e Tevezit,por kjo do varet shumë edhe prej Unitedit që duhet të bëj ofertën sa më shpejt.