Thursday, July 28, 2011

Milani thotë "JO" për Fabregas dhe Schweinsteiger


Zëvendës-Presidenti i skuadrës kampione të Italisë Milanit, Adriano Galliani ka deklaruar se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Bastian Schweinsteiger nuk janë lojtarë që kërkohen nga Milani.

"Çmimi i Cesc Fabregas është shumë i madh për Milanin dhe për momentin ai nuk është lojtari që kërkohet nga ne.Ai do të qëndroj tek Arsenali".

"Përsa i përket Bastian Schweinsteigerit, ai është lojtar kryesor te Bayerni por ai nuk është lojtar që kërkohet nga Milani pasi ne kemi objektiva të tjera në këtë merkato. Nëse ne do të bëjmë një transferim atëherë ai do të jetë në fund të merkatos", tha Galliani për La Gazzetta dello Sport.