Saturday, July 30, 2011

Zyrtare: Stekelenburg portier i Romës


Portieri fantastik i Ajaxit, Maarten Stekelenburg ka kompletuar transferimin te Roma, pasi klubi holandez në faqen zyrtare bëri të ditur se ka arritur akordin me klubin italian.
Në një komunikatë të Ajaxit në faqen zyrtare shkruan se është arritur marrëveshja mes klubeve, por kanë mbetur pak detaje për të finalizuar akordin, detaje të cilat nuk u specifikuan.

Il Corriere dello Sport shkruan se Stekelenburg tashmë është në Romë ku pritet që gjatë ditës t’u nënshtrohet testeve mjekësore.