Monday, July 25, 2011

Ferguson shpreson shumë tek Hernandez


Sir Alex Ferguson ka përkrahur Javier Hernandezin që në edicionin e ri të tejkalojë kuotën e 20 golave, që realizoi në sezonin e tij të parë për Manchester Unitedin.

"Ishte vështirë për të sezonin e kaluar, por me kalimin e kohës Javier u zhvillua dhe u përmirësua. Ai është shumë më i mirë teknikisht dhe tani ka pas vetes një sezon të mirë, por ne i kemi vendosur objektiva".

"Ne menduam se ai mund të shënojë 20 gola në edicionin e kaluar dhe ai e bëri këtë. Por, ai mundet edhe më tepër në sezonin e ri", tha Ferguson për BBC.