Sunday, July 24, 2011

Interi është i gatshëm për aksion


Sipas Corriere dello Sport,Gasperini mund të rrijë i qetë pasi agjentët zikalter po punojne intensivisht,dhe po monitorojnë të gjithë "panoramën" botërore në kërkim të përforcimeve për teknikun e ri zikaltër.

Tek Interi mund të vijnë edhe 2 mesfushorë të rinj,të cilët mund të jenë Casemiro, Benega dhe Guarin.Por më parë duhet të ikin dy emra,dhe më të lakuarit janë Muntari dhe Mariga.

Për sulmin Branca po përqëndrohet,dhe nga java janë parashikuar takime për të përshpejtuar ardhjen e Palacios.

Por Moratti në fakt ështe duke menduar për një goditje efektive,të madhe e cila mund ta ngrohë ambjentin edhe të gjithë tifozerinë zikaltër.

Në fundjavë zikaltrit do të jenë pjesmarrës në një turne në Dublin dhe në këtë turne do të marë pjesë edhe Manchester City, ku do të gjenin nje okazion më të mirë se ky për të folur për çështjen Tevez.