Sunday, July 24, 2011

United heq dorë nga Sneijder


Siç duket tashmë skuadra e Ferguson nuk ka ndërmend të transferojë në Old Trafford lojtarët e shumë kërkuar prej tij,Sneijder,Modriç apo Nasri pasi ato ndihen mirë edhe pa këta të fundit.

Vetë Sir Alex Ferguson është shprehur se nuk ka ndërmend të kërkojë më Sneijderin,Modriç apo Nasrin pasi po mendon ta zgjidhë problemin e mesfushës me lojtarët që ka në dispozicion.

"Ne kërkojë lojtarë të cilët mund të jenë të nevojshëm për ne por e kemi filluar me lojtarët që kemi në dispozicion dhe po ja dalim shumë mirë dhe për momentin do vazhdojmë me këto lojtarë".

"Nuk jemi duke kërkuar lojtarë të rinj pasi po mendoj ta zgjidh problemin që kemi në mesfushë me lojtarët aktual që kemi",shtoi Ferguson për Sunday Times.