Saturday, July 30, 2011

Carrick do ta mirëpriste Sneijderin


Michael Carrick do ta mirëpriste yllin e Interit, Wesley Sneijder, te Manchester United, përkundër faktit se në atë rast do të rritej konkurrenca në mesfushë.
“Te një klub si ky, gjithmonë do të jenë lojtarët më të mirë. Të jem i sinqertë, si lojtar, ju dëshironi lojtarët më të mirë në klub, pa marrë parasysh nëse është pozita ime apo jo. Ne e kemi pasur këtë edhe më parë dhe jam i sigurtë se do të jetë kështu edhe në të ardhmen”, theksoi Carrick.

Manchester United dështoi që ta transferonte Wesley Sneijder nga Interi pak kohë më parë, por ka gjasa që Djajtë t’u rikthehen tentimeve për holandezin.