Saturday, July 30, 2011

Parashikim: Barcelona – Manchester United.

Nesër në ora 1 pas mesante do të shohim një ndeshje kundër klubeve të finales së Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe Manchester United.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington.

Barcelona nuk do të paraqitet me formacionin më të mirë në këtë takim pasi Xavi ka pak probleme me një lëndim të vogël ndërsa Lionel Messi dhe transferi i ri i Barcelonës, Alexis Sanchez janë ende duke i shijuar pushimet.

Manchester United do të paraqitet me një formacion paksa më të fortë ndërsa do të ketë gjithashtu disa mungesa si, Javier Hernandez, Darren Fletcher dhe Antonio Valencia.

Ky takim i këtyre dy klubeve do të jetë i pari që pas finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Maj ku Barcelona mposhti Manchester United me rezultat 3-1.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3) – Valdes – Abidal, Pique, Puyol, Fontas – Thiago, Busquets, Iniesta – Afellay, Jonathan, Villa

Manchester United (4-2-2) – De Gea – Jones, Vidic, Ferdinand, Evra – Young, Carrick, Anderson, Park – Rooney, Berbatov

Parashikim: Barcelona 2-2 Manchester United