Saturday, July 30, 2011

Mancini nuk ka mbaruar shpenzimet


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai dëshiron të transferojë edhe një mesfushor dhe një anësor.
“Sergio është një sulmues tjetër, një sulmues i ri, mendoj se kemi pasur nevojë për të. Por, nëse duam që të konkurrojmë me ekipet tjera, në Ligën e Kampionëve ose Ligën Premier, na duhen lojtarë të tjerë, por klubi po punon në këtë drejtim”.

“Duhet të transferojmë një mesfushor qëndror dhe një anësor”, potencoi Mancini