Barcelona do të ketë një kundërshtar më shumë për të mundur në ndeshjen kundër Real Sociedadit, të ftohtin siberian.
Sot në “Camp Nou”, sipas një zyrtari katalanas, në orën 22:00 pitet
të regjistrohet temperatura më e ulët e këtyre 100 viteve të fundit, -4
gradë celsius. Kjo është diçka e pazakontë për rajonin e Katalunjës dhe
Spanjën, e cila është një nga shtetet me më shumë ditë me diell se çdo
vend tjetër në Evropë.
Në faqen e klubit është publikuar një listë me këshilla për të
mposhtur të ftohtin për tifozët që do jenë në shkallët e stadiumit. Në
fakt, problemet për skuadrën e Pep Guardiolës kanë nisur prej 3 ditësh,
ndërsa futbollistët janë stërvitur të gjithë me maska.
Bari i stadiumit është mbrojtur me ngrohës artificialë, por në vitet
e shkuar tapeti i “Camp Nou”-t ka pasur probleme. Madje, nuk ka kaluar
shumë kohë kur ai u ndërrua pasi degradoi prej një vale të ftohti që
përfshiu Katalunjnën.
Veç Andres Iniestës dhe Pedros të konfirmuar jashtë, Barcelonës i
rikthehet Aleksis Sanchez, i cili tashmë nuk ndjen më dhimbje në
shpatull. Me Realin që e luan ndeshjen e tij 4 orë më herët ndaj
Getafes, kampionëve nuk u falet asnjë hap fals në “Camp Nou”, pasi
distanca aktuale me madrilenët është në +7