Formacioni i Bayerm Mynih vlen sa 5-fishi i Hamburgut. Vetëm sulmuesi i tyre Mario Gomez kushton sa i gjithë klubi verior.
Vlera totale e formacionit të Hamburgut kushton 48.3 milionë euro,
ndërsa ajo e bavarezëve shkon në 306 milionë euro. Vetëm Gomezi kushton
42 milionë euro me merkaton aktuale.
Trajneri Hejnkes nuk ka pësuar asnjë humbje ndaj Hamburgut. Që prej
shtatorit 1991 (0-1), Hejnkesi qëndron pa humbje ndaj veriorëve. Teksa
në tri ndeshjet e fundit kanë fituar, bilanci i përgjithshëm për
bavarezët është: 54 fitore, 19 humbje dhe 20 barazime, ndërsa në
transfertë: 20 fitore, 12 barazime dhe 14 humbje. Hamburgu është ekipi
më i dobët për rekordmenët, ndaj të cilëve ka shënuar 196 gola.