Monday, July 18, 2011

Rooney kërkon të shkruajë historinë


Wayne Rooney e ka ndërmend ta shkruajë historinë me ekipin e tij aktual Manchester United. Klubi anglez bëri disa ndryshime të rëndësishme këtë verë duke bërë blerje të mira.

U larguan disa lojtarë, ndërsa ndërkohë erdhën të tjerë të rinj. Gjiganti anglez pati një sezon pozitiv, duke e festuar titullin e 19-të në Premierligë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona.

Përkundër zhgënjimit në kompeticionin evropian, sulmuesi anglez nuk e ka ndërmend të ndalet.

"Duhet të shikojmë përpara e jo prapa. Të fitosh trofe është e jashtëzakonshme. Ne presim të fitojmë trofe të tjerë. Do të mundohemi ta shkruajmë historinë te ky klub", deklaroi Rooney për BBC.

Rooney është i sigurt se titujt do të arrijnë, derisa Sir Alex Ferguson do të jetë pjesë e ekipit nga Old Trafford, por edhe pas epokës së trajnerit legjendar skocez