Sunday, July 17, 2011

Çështja Neymar kthehet në një "telenovelë"


Tashmë çështja Neymar po kththet në një telenovelë pasi çdo ditë ndryshon rrjedha e ngjarjeve.Si duket klubi brazilian, Santos nuk e ka ndërmend ta shesë yllin e tij, Neymar gjatë kësaj vere.

E përditshmja sportive braziliane "Globoesporte" raporton se Santos ka refuzuar një ofertë prej 40 milion euro nga Real Madridi për lojtarin i cili nuk do të shitet gjatë kësaj vere.

Është vet lojtari i cili disa herë ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Santos pasi dëshiron që të bëhet kampion i botës për klube me klubin brazilian.