Monday, July 18, 2011
Wenger kritikon ashpër Mancinin
Arsene Wenger e ka kritikuar Roberto Mancinin për rastin Samir Nasri. Trajneri Arsenalit ka mbetur i habitur nga deklaratat e trajnerit të Cityt, i cili një ditë më parë thoshte haptazi se dëshiron ta transferojë Nasrin kësaj vere.
Nasri është në vitin e fundit të kontratës, ndërsa nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë. City dhe United janë dy skuadrat kryesore që e kërkojnë përfaqësuesin francez.
"Komentet e tilla nuk janë të lejueshme. Kjo është kundër rregullave të futbollit dhe Roberto Mancini duhet të informohet për këtë".
"Nuk do ta shpenzoj kohën time për atë që njerëzit thonë. Ne duhet të fokusohemi të luajmë futboll. Por, ajo që e duam është respekti. Ne nuk komentojmë për lojtarë të klubeve tjera. Është koha që në Angli të kthehen rregullat bazike”, deklaroi i inatosur Wenger.
Labels:
lajme