Wednesday, July 6, 2011

Gasperini shpreson që Sneijder të qëndrojë


Trajneri i ri i Interit, Gian Piero Gasperini, beson se ylli i tij holandezi Wesley Sneijder do të jetë kryesor në mesfushën e Interit edhe në sezonin e ri dhe ai shpreson që të qëndrojë tek Interi.

Mesfushori i përfaqësueses së Holandës vazhdimisht po flitet se mund të largohet drejt Anglisë, përkatësisht skuadrave Manchester United, Manchester City dhe Chlesea.

"Është vështirë të dimë çfarë dëshiron Sneijder, por klubi do të bëjë gjithçka që ta mbajë atë edhe për disa sezone të tjera", tha Gasperini në një konferencë për shtyp.