Wednesday, July 6, 2011

Zanetti thërret Tevez-in tek Interi


Tevez është shprehur qartë se kërkon të largohet nga skuadra e tij e Manchester Cityt për shumë arsye.Destinacioni i tij nuk dihet pasi shumë skuadra janë në kërkim të tij.

Interi është një ndër skuadrat që ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të dhe tashmë vetë bashkëkombasi i tij Javier Zanetti i ka bërë thirrje që të bashkohet me skuadrën Zikaltër.

"Tevez është një lojtar që të gjithë do të dëshironin në ekip. Ne jemi vetëm në fillim të merkatos, mund të ketë surpriza", përfundoi shoku i grupit të Tevez në kombëtaren e Argjentinës, duke pritur për një lëvizje të drejtorit sportiv, Branca dhe Morattit për Tevez-in.