
Spekulimet për të ardhmen e futbollistit kroat Luca Modriç janë rritur, përderisa kroati mendohet se po kërkon largimin nga Tottenham Hotspur gjatë kësaj merkatoje vere.
Përfaqësuesi i Kroacisë madje ua ka dhënë një goditje të madhe tifozëve të Tottenham, sepse ka vënë listën e skuadrave rivalin e tyre, Chelsea si një destinacion të preferuar të tij.
Trajneri Harry Redknapp e ka pranuar se e ka të vështirë ta mbajë ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit.
Por të interesuar për të nuk është vetëm skuadra e Chelsea, pasi janë edhe disa skuadra të tjera që janë të interesuara për shërbimet e Luka Modriç.