
Sulmuesi i Portos e ka vënë Chelsean në alarm të kuq, sepse ka shprehur dëshirën e tij të luajë në Premierligë dh kjo është një shenjë e mirë për skuadrën e drejtuar nga Villas Boas.
Falcao shënoi 17 gola në Ligën e Portugalisë, sezonin e kaluar, dhe trajneri i Chelseas, Andre Villas-Boas dëshiron që të ribashkohet me ish-lojtarin e tij në Stamford Bridge.
Falcao është ndërlidhur edhe me kalim në disa klube të La Ligës spanjolle dhe klube në Premierligën angleze. Por, destinacion i tij i preferuar është Anglia, gjithnjë nëse e le Porton