
Qyteti i Koresë së Jugut, Pyeongchang është zgjedhur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik për të organizuar Olimpiadën Dimërore 2018, duke mundur kështu qytetin Anesi të Francës dhe Mynihun e Gjermanisë.
Pyeongchang, që bëhet qyteti i parë Korean që organizon Lojërat Dimërore, fitoi me shumicë votash në raundin e parë të votimit nga anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.