Thursday, July 7, 2011

Motta nuk mund të transferohet tek Arsenali


Arsenalit i është thënë se nuk ka asnjë mundësi që t′i marrë shërbimet e mesfushorit Thiago Motta nga Interi. Ky i fundit kërkohej nga skuadra e Arsenalit prej kohësh.

Topxhinjtë e Londrës mësohet se kishin bërë një ofertë prej 10 milion eurosh për Mottan, pasi Interi arriti të nënshkruajë me objektivin e Arsenalit, Ricky Alvarez.

Mirëpo, agjenti i Mottës, Alessandro Canovi ka thënë se kjo nuk do të ndodhë."Besoj se e ardhmja e tij është në Inter. Ai dëshiron të rrijë në Inter, sepse ka edhe dy vite kontratë me italianët", tha agjenti i Motta-s.