Thursday, May 19, 2011

Nani: Nuk mendoj për Messin


Superylli i Manchester United, Nani ka thënë se ai nuk është duke menduar per Lionel Messin para finales së Ligës së Kampionëve duke shtuar se nuk mendon se do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi në finalen e vitit 2009.
“Ishte një sezon i mirë për ne. Unë jam shumë i lumtur që United fitoi titullin e 19-të në Premier League”.
“Tani ne jemi duke menduar për finalen e Ligës së Kampionëve. Unë nuk dua të njëjtën gjë që ndodhi në vitin 2009 atëherë kur humbëm kundër Barcelonës”.
“Unë nuk jam duke menduar për Lionel Messin. Unë nuk mendoj se ka diçka speciale për të cilën duhet të brengosemi kundër Barcelonës. Ne do të mundohemi të japim më të mirën”, tha Nani