Wednesday, May 18, 2011

Zyrtare: Nesta rinovon kontratën


Mbrojtësi i Milanit, Nesta ka rinovuar kontratën e tij me Rosonerët pasi kjo gjë është zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit Italian.
Adriano Galliani si duket ka mbajtur fjalën pasi ka thënë në deklaratë se së pari do të filloj rinovimet me lojtarët e tij dhe më pas të mendoj për transferimin e lojtarëve të rinj.
Në faqen zyrtare të Milanit shkruan:
“AC Milan ka lëshuar një komunikatë ku ka zbuluar se Nesta sot ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në San Siro deri në 30 qershor të vitit 2012”.