
Ish-superylli i Arsenalit, Robert Pires ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës, Thiery Henry dëshiron atë ta bind që të transferohet në MLS.
Pires dhe Henry padyshim që kaluan momente më të mirë të karierës së tyre te Arsenali dhe ndoshta ndër momente më të mira të këtij klubi ku fituan titullin e Premier League pa e humbur asnjë ndeshje në tërë sezonin.
“Henry më ka kërkuar mua në telefon. Ai më ka kërkuar mua dhe më ka thënë të shkoj të luaj me atë në Amerikë, por këtu ende nuk ka ndonjë ofertë reale nga klubi”.
“Natyrisht, unë ende do të luaj futboll”, tha Robert Pires për Express dhe Star.