Tuesday, May 17, 2011

Higuain: Ronaldo meriton këpucën e artë


Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar formën të shkëlqyer të Ronaldo në këtë sezon duke shtuar se portugezi padyshim që meriton në këtë sezon të fitoj këpucën e artë.

“Ne kemi dhënë më të mirën tonë këtë vit. Ne do të ishim lider në shumë liga tjera. Ne çdo herë jemi të inspiruar për të fituar më shumë por Kupa e mbretit është një titull shumë i rëndësishëm”.
“Ronaldo ka shënuar rreth 40 gola dhe ka thyer rekord në Real Madrid, kështu që ne jemi të lumtur për të. Ai padyshim që e meriton këpucën e artë dhe ne shpresojmë se do ta fitoj atë”, tha Higuain për faqen zyrtare të klubit.