Tuesday, May 17, 2011

Taiwo shpjegon pse kaloi tek Milan


Mbrojtësi i ri i AC Milan, Taye Taiwo shpjegoi pse u transferua tek klubi Italian, dhe jo tek Chelsea apo Liverpool.
“Kam pasur oferta nga Premier League, por kam vendosur të transferohem tek Milan sepse është një klub i madh në të njëjtin nivel si Chelsea apo Manchester United”,deklaroi ai për Gazzetta dello Sport.
“Gjithmonë kam dashur të jem në një klub me lojtarë të këtij kualiteti dhe jam totalisht i bindur se stili im do të përshtatet më mirë në Itali sesa në Angli”.