Tuesday, May 17, 2011

Pele për Messin: Mund ta shihni largësinë ?!!


Pele beson se superylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është afër ta arrijë atë mbi aftësitë në ndeshje.Për shumë analistë, Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por Pele nuk mendon ashtu.
“Njerëzit dëshirojnë ta krahasojnë atë me mua, por ata si duket kanë harruar Cruyff, Platini apo Di Stefano, që ishin shumë më të mirë se Messi”,tha Pele.
Pele gjithashtu theksoi se në futbollin e sotëm, cikli i lojtarëve mbaron shumë shpejtë, rasti i Ronaldinhos dhe Kaka [ të dy Brazilianë], por këta të fundit janë kaluar përsëri nga Messi dhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.