
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand me një siguri të plotë ka thënë se klubi i tij do ta ndalojë Messin në ndeshjen e nesërme gjithashtu dhe do ta fitoj atë finale.
“Messi është një lojtar i mirë, i cili bën disa gjëra të cilët të lën pa frymë, por unë jam i bindur se nesër ne do ta ndalim atë dhe do ta fitojmë ndeshjen”.
“Unë dua të shijoj këtë vikend dhe këtë gjë do ta bëj vetëm nëse nesër do ta kem trofeun e Ligës së Kampionëve në duart e mia”, tha Ferdinand.