Friday, May 27, 2011

Benzema: Do të shihni kush është Benzema në sezonin e ri


Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i bindur se klubi i tij nuk e ka ndërmend ta largoj atë gjati këtij afati kalimtar veror edhe pse spekulimet pohojnë një gjë të kundërt.

“Unë mendoj se Reali nuk është duke menduar të më shesë mua këtë verë. Jose Mourinho ka besim te unë dhe dëshiron të punoj ende me mua”.
“Ju do të shihni Benzeman e vërtetë në sezonin e ri”
Benzema gjithashtu foli pak për Agueron duke thënë “Aguero definitivisht se ka kualitete të mjaftueshme të luaj për Real Madridin”.