
Presidenti i Atletico Madridit, Angel Gil Marin ka thënë se klubi i vetëm që ka shprehur interesim serioz për Agueron është Juventusi kunddrejt Realit i cili nuk dëshiron të paguaj 45 milion euro për sulmuesin.
“është e pamundur që Aguero të shkoj te Reali në këtë sezon apo në sezonin tjetër. Perez ka vendosur të mos bëj ndonjë ofertë për të”.
“Klubi i vetëm me të cilin kam kontaktuar deri tani për lojtarin është Juventusi i cili të hënë e kaluar më ka dërguar një letë dhe dëshiron të hap bisedime për të blerë lojtarin”.
“Ata kanë shprehur interes por Aguero do të largohet nga Atletico Madridi vetëm për 45 milion euro”, tha Gil Marin.