Friday, May 27, 2011

Viktor Kassai gjyqtar i finales së Ligës së Kampionëve


Hungarezi, Viktor Kassai do të ndaj drejtësin në ndeshjen më të madhe padyshim të këtij sezoni, atë ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United që zhvillohet në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Komiteti i gjyqtarëve të UEFA ka lëshuar një komunikatë ku është njoftuar se Hungarezi, Viktor Kassai do të jetë gjyqtari kryesor për finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës.
Kassai ka ndarë drejtësin në pesë ndeshjet në këtë sezon në Ligën e Kampionëvem duke përfshirë këtu edhe një ndeshje të Manchester United në fazën grupore kundër Valencias.