Tuesday, May 24, 2011

110 milionë për Fabregas dhe Modric


Manchester City është duke përgatitur një shumë të madhe parash për të transferuar superyllin e Arsenalit, Cesc Fabregas dhe atë të Tottenhamit, Luka Modric.

Mediat angleze raportojnë se këta dy lojtarë kërkohen shumë nga trajneri, Roberto Mancini i cili menjëherë është hedhur në ‘gjah’ për të siguruar shërbimet e tyre.
Raportohet se City është i gatshëm të paguaj rreth 110 milonë euro për këta dy lojtarë, 50 milionë për Luka Modric dhe 60 milionë për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.