
Lojari i ri i Real Madridit, Nuri Sahin është shpallur si lojtari më i mirë në Bundesliga pasi pati një sezon të shkëlqyer me ish-klubin e tij, Borussia Dortmund.
Kicker shkruan se Sahin kishte një sezon fantastik me Dortmundin ku nga 30 paraqitje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë plotë nëntë asistime.
Sahin mblodhi 46.1% të votave duke lënë pas bashkë-lojtarin e tij, Mario Gotze i cili mbledhi 18.7% të votave ndërsa në vendin e tretë është lojtari i Bayern Leverkusen, Arturo Vidal me 7.4% të votave.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë lojtarët e Bayernit, Arjen Robben respektivisht Mario Gomez.