
Ish-Superylli i Manchester United, David Beckham shpreson se Djajtë në krye me Sir Alex Fergusonin do ta mposhtin Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet këtë të shtunë.
“Fergie nuk mund të bëhet më i mirë se që është – ai është përmirësuar vit pas viti, klub pas klubi, lojtar pas lojtari dhe ka treguar se çfarë menaxher është”.
“Të ndryshosh lojtarë ashtu siç ka bërë ai në këto vite është një sukses i pabesueshëm. Çdo kush është duke biseduar se Barcelona është klubi më i mirë në botë – dhe natyrisht ata janë, por nëse ka dikush se mund ta mposht Barcelonën atëherë Ferguson di si ta bëj këtë gjë. Unë shpresoj se ata do të bëjnë këtë gjë”, tha Beckham për AFP.