Katër gola ndaj Palermos dhe bëhen nëntë gola në gjashtë ndeshjet e
fundit të kampionatit për sulmuesin e Interit, Diego Milito.
“E thoja kur gjërat nuk shkonin mirë dhe po e them sërish tani: janë
momente që i kalojnë të gjithë sulmuesit në botë. Duhet të qëndrosh i
qetë dhe të vazhdosh punën. Unë luaj siç kam bërë gjithmonë, por ata
topa që më parë përfundonin jashtë apo në traversë tashmë përfundojnë në
rrjetë”, shprehet Milito për ‘Inter Channel’.
Më pas, argjentinasi kthehet të flasë për pokerin e golave ndaj Palermos në ndeshjen që zikaltërit barazuan 4-4 në San Siro.
“Të shënosh 4 gola në një takim është shumë e vështirë, janë ndeshje
ku gjithçka të del mirë. Gjithsesi, rezultati nuk ishte i mirë për
skuadrën dhe më vjen shumë keq sepse të bësh 4 gola dhe sërish të mos
fitosh…”, shtoi Milito.