Wednesday, July 6, 2011

Savic i bashkohet Manchester Cityt


Mbrojtësi i Partizanit të Beogradit, Stefan Savic ka nënshkruar për Manchester Cityn, sot në mesditë. Mbrojtësi malazez ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin e Cityt.

"Kurrë nuk kam imagjinuar se do të luaj me yjet e Cityt, aq më pak në këtë vit. Kjo ka qenë një ëndërr imja dhe të luash krah këtyre lojtarëve fantastikë është një gjë e madhe", tha Savic.

Savic ishte pjesë e Malit të Zi, kur malazezët arritën të barazojnë me Anglinë në tetor të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që klubet angleze të interesohen për të