
Lazio nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari pasi po mendon të transferojë lojtarë të njohur në europë. Klubi romak shumë shpejt pritet ta transferojë edhe sulmuesin francez, Djibril Cisse.
Sipas mediave italiane, kalimi i 29-vjeçarit në Olimpico tashmë është punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Lojtari francez së fundit ka luajtur në kampionatin grek me skuadrën e Panathinaikosit, ku pati paraqitje të shkëlqyeshme.
Gjatë karrierës së tij,sulmuesi francez i Panathinaikos, Cisse ka luajtur në Liverpool, Marseille, Sunderland dhe Auxerre.