Sunday, July 10, 2011

Rogge në një mendje me FIFA-n për reformat


Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (CIO), Jacques Rogge ka thënë se presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter mund të llogaritë në funksionet e larta të CIO-s, në zhvillimin e reformimit të strukturave të Federatës së Futbollit Ndërkombëtar.

"Ai është i gatshëm të bëjë reforma, po kërkon ndihmë nga jashtë dhe mendoj se kjo është rruga e duhur", u shpreh Rogge.

Blatter ka bërë të ditur se e ka ndërmend ta përforcojë Komitetin etik të FIFA-s, pasi institucioni që ai e drejton në muajt e fundit u nda nga skandali dhe polemikat, edhe pse ai u konfirmua president më 1 qershor.