Sunday, July 10, 2011

City fiton ndaj United në "luftën" për Nasrin


Manchester City beson se do ta mposhtë Manchester United në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Samir Nasri.Ky i fundit pritet të largohet nga topçinjtë në këtë merkato.

Para disa ditëve raportet nga Italia kanë njoftuar se City ka arritur marrëveshje me Arsenalin prej 25 milion eurosh për të transferuar Nasin.

Kjo gjë i dërgon një mesazh të qartë Manchester United se City mund t′i mposhtin ata në garë për shërbimet e francezit.