Friday, July 8, 2011

Lille tenton të rrëmbejë Canales


Futbollisti premtues Sergio Canales që, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga ekipi i Real Madridit, thuhet se është duke u kërkuar edhe nga kampioni i Francës Lille, sipas të përditshmes spanjolle Marca.

Sipas kësaj të përditshmeje, Lille ka kontaktuar me Real Madridin për të bërë këtë transfer dhe kanë pyetur për çmimin e lojtarit.

Canales është në kontakt edhe me Romën, por një ofertë e mirë mund ta transferojë atë në Lille