Friday, July 8, 2011

Falcao: Ndihem i lumtur tek Porto


Sulmuesi i Portos, ka thënë se dëshiron të qëndroj ende te klubi i tij aktual Porto pasi ai ka deklaruar se ndihet i lumtur me kampionin aktual të Europa Ligës dhe Kampionatit Portugez.

"Ne jemi në bisedime për rinovimin e kontratës me Porton. Unë kam një klauzola e cila është e papranueshme për disa klube Europiane por ne tani planifikojmë që ta rrisim atë klauzolë", tha Falcao për Marca.

Për Falcaon Chelsea ka shprehur një interes serioz dhe disa herë mediat kanë raportuar se Blutë e Londrës janë të gatshëm të paguajnë paratë që kërkon Porto për sulmuesin.