
Skuadra spanjolle e Real Madridit ka bërë transferimin e radhës. Klubi mbretëror edhe zyrtarisht të martën ka transferuar mbrojtësin portugez të Bekficas, Fabio Coentrao.
Përfaqësuesi i Portugalisë, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore me ekipin madrilen, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Ndërsa, sipas medieve spanjolle, Real Madridi i ka paguar klubit portugez Benfica 30 milionë euro për shërbimet e Fabio Coentraos. 23-vjeçari në klubin e ri do të gjejë edhe bashkvendasit e tij Cristiano Ronaldo, Pepe e Ricardo Carvalho.
Gjatë afatit kalimtar të kësaj vere në "Santiago Bernabeu" kanë ardhur edhe Nuri Sahin nga Dortmund, Hamit Altıntop nga Bayern Munchen dhe Raphawl Varane nga Lille.
Real Madrid sezonin e kaluar e ka përfunduar në vendin e dytë në La Liga, derisa me përforcimet e bëra sezonin e ardhshëm, trajneri Jose Mourinho synon titullin.